KRYEFAQJA » LAJME » Vllaznia – Kukësi do të luhet të enjten në orën 19:00
Vllaznia - Kukësi do të luhet të enjten në orën 19:00

Vllaznia – Kukësi do të luhet të enjten në orën 19:00

Ndeshja e javës së parë të Kategorisë Superiore mes Vllaznisë dhe Kukësit është shtyrë me 24 orë. Ajo ishte në program që të luhej të mërkurën me 7 shtator në orën 19:00, por për shkak të ndërprerjes së ndeshjes kualifikuese për botërorin Rusi 2018 mes Shqipërisë dhe Maqedonisë, Federata Shqiptare e Futbollit e ka shtyrë për të enjten me 8 shtator po në të njëjtën orë.

Kështu që dy ekipet të mos e fillojnë kampionatin në një terren të renduar, FSHF-ja vendosi që ta shtyjë me 24 orë. Kjo shtyerje është e mirë edhe për fushën e re të stadiumit Loro Boriçi. Edhe dy klubet e kanë mirëpritur këtë vëndim, pasi është në dëshirën e tyre por dhe të mbështetësve që kjo ndeshje të zhvillohet në këtë stadium të rindërtuar.

Ja dhe kalendari i plotë i javës së parë:

JAVA 1

DATA QYTETI ORA NDESHJA REZ
07.09.2016 Tiranë 16:00 Korabi – Laçi ? – ?
07.09.2016 Korçë 19:00 Skënderbeu – Flamurtari ? – ?
07.09.2016 Gjirokastër 19:00 Luftëtari – Partizani ? – ?
07.09.2016 Durrës 19:00 Teuta – Tirana ? – ?
08.09.2016 Shkodër 19:00 Vllaznia – Kukësi ? – ?