KRYEFAQJA » LAJME » Vllaznia synon titullin e pestë rradhazi, Sarin : Kemi ende për të bërë!

Vllaznia synon titullin e pestë rradhazi, Sarin : Kemi ende për të bërë!

Vllaznia dhe Tirana kanë dhuruar spektakël në përballjen midis tyre në fundjavë dhe, për trajnerin e shkodranëve, kroatin Jeronimo Sarin, ndeshja ishte një vitrinë e basketbollit shqiptar të meshkujve. “Kjo ndeshje është e nivelit shumë të lartë, ndeshjet e tjera nuk i përgjigjen këtij niveli dhe janë më larg tij. Përfundimisht, Tirana dhe Vllaznia, me këtë nivel që kanë janë dy ekipe që munden me luajnë edhe në ligat e tjera shumë të mira të Evropës” tha Sarin.
Pavarësisht fitores, traineri kroat i shkodranëve, e di që skuadra e tij ka ende shumë për të bërë. “Taktikisht kemi bërë shumë gabime, si në sulm dhe në mbrojtje. Ne fituam vetëm prej karakterit të lojtarëve tanë që kemi në ekip, dhe ata donin që të fitonin me çdo kusht këtë ndeshje për të gëzuar gjithë atë publik që ishte i pranishëm në pallatin e sportit. Në këtë ndeshje ne kuptuam që duhet të mësojmë shumë prej gabimeve që kemi bërë. Definitivisht ne duhet të jemi më kompakt në ndeshjet e tjera kundra Tiranës që t’i bëjmë ballë akoma më mirë” tha Sarin.
Me këtë fitore ndaj Tiranës, ekipi kryesues i kampionatit shqiptar, Vllaznia ka hedhur seriozisht hapin duke u pozicionuar si kandidate dhe pretendente kryesore për trofe. Ajo synon që 4 titujve kampion radhazi, t’u shtojë këtë sezon edhe të pestin.