KRYEFAQJA » LAJME » Vlorë, atentat me pasojë plagosjen e dy personave

Vlorë, atentat me pasojë plagosjen e dy personave

Një atentat me pasojë plagosjen e dy personave ka ndodhur gjatë orëve të natës në qytetin e Vlorës. Ngjarja është shënuar në lagjen “Pavarësia” të qytetit bregdetar, ku sipas njoftimit të policisë 39 vjeçari Armando Sulejmani, është qëlluar me armë nga dy persona të maskuar. 39-vjeçari është goditur me një plumb në krah dhe një në dorë dhe është dërguar me urgjencë në spitalin e qytetit të Vlorës. Policia bën të ditur se plagë të lehta në këmbë, ka marrë edhe një tjetër person i cili e shoqëronte Sulejmanin, identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur. 39 vjeçari Armando Sulejmani, i është kundërpërgjigjur atentatit ndaj tij, duke shtënë drejt personave të maskuar me një pistoletë tip TT, ndërsa mësohet se ai ka qenë i dënuar më parë me 20 vite burg. Forcat e policisë kanë mbërritur menjëherë në vendin e ngjarjes, nga ku kanë mbledhur edhe provat materiale dhe po punojnë për zbardhjen e ngjarjes.