KRYEFAQJA » LAJME » Vlorë: Detaje mbi grabitjen e BKT-së
Vlorë: Detaje mbi grabitjen e BKT-së

Vlorë: Detaje mbi grabitjen e BKT-së

6 milionë lekë e 33.695 euro kanë arritur të marrin dy grabitësit nën kërcënimin e armëve nga Banka Kombëtare Tregtare, në mes të qytetit të Vlorës. Policia e këtij qarku në një njoftim për shtyp bën të ditur se kjo shumë është deklaruar në bazë të inventarit të auditit të brendshëm të bankës . Policia bën të ditur gjithashtu se ka arritur të identifikoje mjetin me të cilin autorët janë larguar pas grabitjes. Bëhet fjalë për një autoveturë të markës “BENZ-250”, me targë 453 AJ L06 (ngjyrë e bardhë). Mjeti u gjet i braktisur në lagjen “Lef Sallata” e rezulton se është vjedhur një ditë para grabitjes në lagjen “Rilindja” Vlorë, pranë rrugës Transballkanike. Policia në bashkëpunim me Prokurorinë po vazhdojnë hetimet për të sqaruar edhe rolin e shërbimit të sigurisë private që ka nënshkruar kontratë për sigurinë e bankës. Vjedhja e kësaj banke të nivelit të dytë në Vlorë mesditën e së hënës, regjistrohet në harkun kohor të dhjetë ditëve, nga grabitja spektakolare e ndodhur me 30 qershor në Rinas.