KRYEFAQJA » LAJME » Vlorë e Sarandë, asgjësohen mbi 17 mijë e 500 bimë narkotike
vlore, sarande, asgjesohen, 17 mije bime narkotike, policia e shtetit

Vlorë e Sarandë, asgjësohen mbi 17 mijë e 500 bimë narkotike

Mbi 17 mijë e 500 bimë narkotike u asgjësuan nga policia në disa aksione të ndërmarra në fshatrat e Vlorës dhe të Sarandës.
Operacionet e policisë u zhvilluan në fshatin Vajzë dhe në Orikum në Vlorë si dhe në Borsh e në Sarandë. Nga këto aksione u bë identifikimi dhe më pas asgjësimi me anë të djegies i rrënjëve kanabis sativa, që ishte mbjellë në 8 parcela të ndryshme, që të gjitha në tokë pa pronar. Policia është duke punuar për identifkimin dhe kapjen e kultivuesve të lëndës narkotike. Ndërsa në Malësinë e Madhe dy persona përfunduan në prangat e policisë për armëmbajtje pa leje dhe kultivim të bimëve narkotike. Gjatë kontrolleve të ushtruara në banesat e tyre është gjetur një armë zjarri kallashnikov, dy karikatorë të mbushur me fishekë dhe 900 fishekë të kalibrit 7.62 mm. Gjatë kontrolleve të ushtruara në afërsi të banesave të këtyre dy shtetasve, në vendin e quajtur “Përroi i Thatë” të fshatit Zagore, u gjetën 866 bimë narkotike e llojit hashash.