KRYEFAQJA » LAJME » Vlorë, IKMT do filloje shembjen e 120 objekteve

Vlorë, IKMT do filloje shembjen e 120 objekteve

Inspektoriati Kombëtar për Mbrojtjen e Territorit pritet të nisë sot aksionin për shembjen e 120 objekteve në rrugën Trasballkanike në qytetin e Vlorës . Prishja e këtyre objekteve do bëhet për t’i hapur rrugë investimit për zgjerimin e këtij aksi të rëndësishëm rrugor. Ndërkohe, bashkia e Vlorës ka nisur shpronësimin e pronarëve që preken nga ky ndërtim, por ka patur kundërshtime nga pronarët për vlerën e shpronësimit. Inspektoriati Kombëtar për Mbrojtjen e Territorit në këtë aksion që pritet të zgjasë për disa javë do mbështetet dhe nga Inspektoriati Urbanistik Vendor dhe blutë e rendit.