KRYEFAQJA » LAJME » Vlorë, mbërrin trupi i pajetë i Erjon Toros
Vlorë, mbërrin trupi i pajetë i Erjon Toros

Vlorë, mbërrin trupi i pajetë i Erjon Toros

Ka mbërritur në Shqipëri trupi i pajetë i Erjon Toros, emigrantit shqiptar që i ishte mes afro 300 viktimave që humbën jetën në termetin që goditi më 24 gusht Italinë Qëndrore. Familjarët e viktimës e kanë pritur atë mes dhimbjes se pakufishme mëngjesin e së dielës në Portin e Vlorës dhe më pas janë nisur drejt vendlindjes së tij në Kurjan të Fierit. Ceremonia e përcjelljes në banesën e fundit do të bëhet të hënën. Të gjitha shpenzimet për kthimin në Shqipëri të trupit të pajetë të Erjon Toros që humbi jetën në Amatriçe janë përballuar nga qeveria shqiptare.
Ndërkaq bashkëshortja e tij, Elsa Toro, vazhdon të jetë e shtruar në spitalin e Aquilas nën përkujdesjen speciale të mjekëve, pasi fatkeqësisht ka humbur dy këmbët, ndërsa dy vajzat e vogla të çiftit janë në gjendje të mirë shëndetësore. Sipas burimeve të autoriteteve shqiptare 2 nga 5 shtetasit shqiptare që ishin shtruar në spitalin “Gemelli” i Romës pasi ishin plagosur, tashmë kanë dalë nga spitali, ndërsa tre të tjerë vazhdojnë të përmirësohen nën kujdesin e mjekëve.