KRYEFAQJA » LAJME » Vlorë, operacion masiv antikanabis
Vlorë, operacion masiv antikanabis

Vlorë, operacion masiv antikanabis

Një operacion masiv kundër kultivimit të kanabisit është ndërmarrë ditët e fundit nga Policia e Vlorës. Gjatë këtij operacioni me emrin e koduar “Ura e Poçemit” janë asgjësuar rreth 40 000 rrënjë kanabis sativa dhe janë vënë në pranga 4 shtetas si autorët e dyshuar të kultivimit të tyre. Bimët narkotike ishin mbjellur në 10 parcela përgjatë shtratit të Lumit Vjosë, pranë vendit të quajtur “Ura e Poçemit”. Bimët deri në 2 metra të larta, u asgjësuan me anë të shkuljes, copëtimit dhe djegies me zjarr. Në këtë operacion morën pjesë rreth 200 forca policore, nga Policia e Vlorës, Drejtoria e Përgjithshme për Sigurinë Publike, Guardia di Finanza, Reparti RENEA dhe FNSH. Operacione të ngjshme janë organizuar edhe në disa zona të tjera të vendit.
Autoritetet e ministrisë së brendshme thonë se këto operacione tregojnë forcën e policisë shqiptare e cila, sipas tyre, ka nën kontroll çdo centimetër të territorit. Por opozita nga ana e saj thotë se situata në vend është alarmante dhe se mbjellja e grumbullimi i kanabisit bëhet nën kujdesin e zyrtarëve më të lartë të Ministrisë së Brendshme.