KRYEFAQJA » LAJME » Vlorë: Plazhet publike pa asnjë kusht
Vlorë

Vlorë: Plazhet publike pa asnjë kusht

Çdo njësi e qeverisjes vendore, duhet të lërë në dispozicion për “Plazh publik” 20% të territorit të përgjithshëm të plazhit. Plazhi publik duhet të menaxhohet dhe të jetë në administrim të njësive të qeverisjes vendore

Është ky Vendimi i Këshillit të Ministrave, i datës 28 maj 2014-të që ngarkon me përgjegjësi ligjore çdo bashki në territorin e së cilës ka plazhe. Vlora është një prej tyre.

Plazhet publikeofrojnë mjete minimale për përdorim me kushtet e sigurisë dhe higjienës. Edhe ky është një tjetër detyrim ligjor i saktësuar në vendimin e mësipërm.

Në këto kushte e gjithë hapësira nga Zona e Marinës e deri tek Plazhi i Ri frekuentohet fare pak, kryesisht nga pensionistë apo qytetarë të Vlorës që këtë plazh e kanë në derë.