KRYEFAQJA » LAJME » VLORË, POLICIA: MJETI, BRENDA AFATIT TË PËRDORIMIT TEKNIK
autobuzi ne kruje, tragjedi, qsut, kisha ne vlore, ekskursion

VLORË, POLICIA: MJETI, BRENDA AFATIT TË PËRDORIMIT TEKNIK

Autobuzi i shkrumbuar në Krujë është brenda afatit të përdorimit teknik. Policia e Vlorës ka bërë të ditur se autobuzi me targa AA 584 MP aktin e vlerësimit teknik e ka realizuar më datë 24 dhjetor 2015-të dhe i përfundon në qershor. Punonte me sistem gaz- benzinë, është prodhim i vitit 2000 e çdo dite bënte linjën Vlorë – Tiranë.

Autobuzi që ishte nisur këtë mëngjes nga Vlora, është në pronësi të Katerina Jonuzajt. Policia e Vlorës që ka nisur hetim mbi ngjarjen ka marrë në pyetje shtetasen Katerina Jonuzaj e bën të ditur se do japë detaje të tjera për ngjarjen.

Por kryetari i Grupit parlamentar të LSI që vizitoi të plagosurit në QSUT, duket se shkakun e këtij aksidenti të rëndë e sheh pikërisht tek gjëndja teknike e mjetit: “Mjete të transportit publik me probleme teknike duhet të hiqen nga qarkullimi. Kontrolli teknik duhet të tregohet i rreptë me këto mjete. Nuk duhen toleruar. Gjatë kohës time si ministër tre mjete të tilla shkaktuan tregjedi. Nuk duhet të mendojmë për problemin social të familjes që u hiqet ky mjet nga qarkullimi por për plagën sociale që shkaktojnë këto mjete me probleme.”

Ndërkohe kisha “ Shën Theodhori “ në Vlorë që ishte organizatore e këtij udhëtimi fton të gjithë qytetarët të luten për personat e përfshirë në këtë ngjarje tragjike.

“Të dashur vëllezër dhe motra, kërkojme lutjet tuaja per vëllezerit tanë, besimtarë të kishës sonë në Vlorë, që ishin nisur në një peligrinazh dhe u përfshinë në një aksident të rëndë sot në Krujë.”