KRYEFAQJA » LAJME » Vlorë – Sekuestrohen 220 ha tokë në Karaburun, vlera njëqind milionë euro
Vlorë - Sekuestrohen 220 ha tokë në Karaburun, vlera njëqind milionë euro

Vlorë – Sekuestrohen 220 ha tokë në Karaburun, vlera njëqind milionë euro

Prokuroria e Vlorës vendos nën sekuestro 220 hektarë tokë në zonën e Karaburunit, vlera e të cilës përllogaritet sipas çmimeve zyrtare në rreth 100 (njëqind) milionë euro, e dyshuar si e përfituar në bazë të dokumentave të fallsifikuar.

Prona rezulton e regjistruar në emër të Rajmond Mezit,  është ndarë në dy pasuri të tjera, me sipërfaqe prej 130 ha dhe 90 ha. Mbi këto pasuri janë kryer transaksione të ndryshme, duke u tjetërsuar tek persona të tretë dhe veprimet e tjetërsimit të kësaj pasurie janë pasqyruar më pas edhe ne regjistrat e ZVRPP Vlorë.

Lidhur me këtë falsifikim deri në këtë fazë të hetimit, ndodhen nën hetim disa persona të dyshuar se kanë kryer veprat penale të “Falsifikimi i dokumentave” e kryer në bashkëpunim, “Shpërdorim detyre”, “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”.

Në një reagim për mediat, referuar rastit të shënuar, Ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani mbështet hetime të plota dhe të thella për të gjithë shkelësit e ligjit në këtë zonë problematike.

Gjithashtu, Ministria e Drejtësisë bën me dije se Manjani ka urdhëruar nisjen e procedurave të verifikimit ndaj noteres të përfshirë në këtë rast dhe në kushtet e konstatimi të saj në konflikti të ligjit, do të merret masat deri në heqjen e licensës së profesionit, sikurse parashikimeve në ligj.