KRYEFAQJA » LAJME » Vlorë, sekuestrohet kanabis
Vlorë, sekuestrohet kanabis

Vlorë, sekuestrohet kanabis

Policia e Vlorës njoftoi se ka sekuestruar 215 kilogram lëndë narkotike, e dyshuar e llojit Cannabis Sattiva, si dhe automjetin tip “BMV-X5” me të cilën po kryhej transporti. Sipas policisë drejtuesi i mjetit kur ka parë se po ndiqej nga policia ka rritur shpejtësinë dhe në një rrugë rurale pranë fshatit Sherisht ka braktisur automjetin së bashku me lëndën narkotike dhe duke përfituar nga errësira ka mundur të largohet. Gjatë kontrollit të ushtruar nga Policia në brendësi të automjetit, janë gjetur 13 pako të mëdha të mbështjella me letër natriban e dyshuar si Cannabis Sattiva. Policia ka shpallur në kërkim autorin tashmë i identifikuar, por për arsye hetimi nuk bëjmë me dije gjeneralitetet e tij.

Para Mbrapa
droga-ne-vlore-1
Vlorë, sekuestrohet kanabis 
Vlorë, sekuestrohet kanabis 
Vlorë, sekuestrohet kanabis 
Vlorë, sekuestrohet kanabis
Vlorë, sekuestrohet kanabis 
Vlorë, sekuestrohet kanabis
Para Mbrapa