KRYEFAQJA » LAJME » Vlorë, sekuestrohet një resort turistik
Vlorë, sekuestrohet një resort turistik

Vlorë, sekuestrohet një resort turistik


Prokuroria për Krime të Rënda kërkoi konfiskimin e një resorti në “Ujë të Ftohtë”, me dyshimet e forta se është ndërtuar me paratë e përfituara nga aktiviteti kriminal i Isuf Brahimajt, të vrarë në një atentat me minë të telekomanduar në makinën e tij gushtin e 2014-ës dhe i vëllait të tij Ermalit, i cili vuan ende dënimin në Itali për trafik të lëndëve narkotike. Resorti turistik, i cili është sekuestruar kohë më parë, është regjistruar në emër të babait të tyre, Shpëtim Brahimajt, por sipas Prokurorisë, ai nuk ka pasur mundësi reale financiare të realizojë të ardhurat marramendëse për blerjen e truallit dhe shpenzimet për ndërtimin e hotelit.

Organi i akuzës thotë se vetëm shpenzimet për ndërtimin e resortit me sipërfaqe 3090 m2 arrijnë në 100 milionë lekë të reja. Ndërsa trualli me sipërfaqe 2500 m2 sipas Prokurrorisë, është blerë për 700 mijë euro, edhe pse sipas dokumentacionit të blerjes në emër të Shpëtim Brahimajt, është shënuar 120 mijë euro.