KRYEFAQJA » LAJME » Vlorë: Shiu përmbyt rrugët e qytetit
Vlorë: Përmbyten rrugët e qytetit

Vlorë: Shiu përmbyt rrugët e qytetit

Kanë mjaftuar vetëm 20 minuta dhe reshjet e shiut të rëna mbi Vlorë kanë përmbytur rrugët e qytetit. Kjo përmbytje ka sjellë probleme në shumë rrugë kryesore e dytësore po ashtu edhe në shumë blloqe banimi. Më problematike situata ka qenë pranë rrugës së portit, i pari segment rrugor që përmbytet në ditë me shi, por edhe pranë Lagjeve “28 Nëntori” dhe “Pavarësia”. Lëvizja e automjeve është kryer me mjaft vështiresi, madje në momente të caktuara ka patur edhe bllokim të rrugës për shkak të ujit, ndërkohë që vështirësi ka patur edhe tek qytetarët e shumtë dhe nxënësit e shkollave të cilët janë bllokuar në lëvizje.