KRYEFAQJA » LAJME » Vlorë, Task Forca e Policisë rrugore pezullon 30 leje drejtimi
Vlorë, Task Forca e Policisë rrugore pezullon 30 leje drejtimi

Vlorë, Task Forca e Policisë rrugore pezullon 30 leje drejtimi

Fundjava mbetet periudha më e monitoruar nga policia rrugore për të parandaluar aksidentet. Vetëm në 24 orët e fundit, policia e Vlorës ka marrë masa ndaj më shumë se 30 shtetasve për shkelje të kodit rrugor. Policia njofton se janë pezulluar 29 leje drejtimi, konkretisht: 26 leje drejtimi për shpejtësi tej normave të lejuara konstatuar me Radar. 3 leje drejtimi të pezulluara për drejtim mjeti nën ndikimin e alkoolit, konstatuar me Drager. 31 drejtues mjetesh u ndëshkuan me masë plotësuese dhe u dërguan për gjykim në OASH-Vlorë. U vendosën 44 masa administrative për mos përdorim të sistemeve të fiksimit( kryesisht rripi i sigurimit). 19 masa administrative për përdorim të celularit gjatë drejtimit të mjetit. U bllokuan 8 mjete për mungesë dokumentacioni. Gjithashtu në Vlorë u bë pilotimi i kamerave të trupit të punonjësit të Policisë. U këshilluan shumë drejtues mjetesh për të shtuar kujdesin gjatë drejtimit të mjetit.