KRYEFAQJA » LAJME » Vlorë, xhaxhai masakron nipin 12-vjeçar. Autori i krimit, i sëmurë mendor

Vlorë, xhaxhai masakron nipin 12-vjeçar. Autori i krimit, i sëmurë mendor

Një ngjarje e rëndë ka tronditur qytetin e Vlorës mesditën e kësaj të mërkure, ku xhaxhai i ka prerë kokën nipit të tij.
Ngjarja ka ndodhur në një banesë në zonën e Palasë dhe dyshohet se xhaxhai që ka kryer krimin makabër ka probleme mendore.
Sipas të dhënave paraprake, bëhet e ditur se, Jorgo Zani i ka prerë kokën nipit Andrea Zani 12 vjeç.
Burime pranë vendit të ngjarjes bëjnë të ditur se, xhaxhai i të miturit njihej si person problematik, pasi herë pas here ai priste bagëtitë dhe kokat i tyre i mbante.
Po ashtu, mësohet se, djali i mitur kishte shkuar për vizitë tek shtëpia e xhaxhait aty ku dhe humbi jetën.