KRYEFAQJA » LAJME » Vlorë,policia ka sekuestruar 11kg lëndë narkotike të llojit Cannabis Sattiva

Vlorë,policia ka sekuestruar 11kg lëndë narkotike të llojit Cannabis Sattiva

Policia e Vlorës ka sekuestruar një sasi më lëndë narkotike prej 11 kg e 400 gr, të llojit Cannabis Sattiva. Poseduesi i lëndës narkotike, shtetasi Mario Jaupi, 28 vjeç, banues në Vlorë, është arrestuar në flagrancë për veprën penale “Prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike”. Shërbimet e Policisë së Vlorës bëjnë me dije se gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e tij, është gjetur e fshehur sasia e lëndës narkotike prej 11 kg (kilogram) e 400 gr (gram) të llojit Cannabis Sattiva, e cila rezulton nën posedimin e Mario Jaupi-t. Lënda narkotike në formë boçesh, ishte fshehur në thasë me thurje, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale. Jaupaj ka qenë proceduar më parë për të njëjtën vepër penale.