KRYEFAQJA » LAJME » Vlorë:Sekuestrohen 26 kg lëndë narkotike, arrestohet edhe një efektiv policie
Vlorë: Arrestohen 5 persona,mes tyre një efektiv policie

Vlorë:Sekuestrohen 26 kg lëndë narkotike, arrestohet edhe një efektiv policie

Policia e Vlorës në finalizim të operacionit anti-drogë, të koduar “STORM”, ka arrestuar pesë persona, mes tyre një efektiv policie dhe ka sekuestruar afro 26 kg lëndë narkotike “Cannabis sattiva”. Hasan Hysenaj, 47 vjeç, me detyrë: Trup Shërbimi në Stacionin e Policisë Kufitare Dhërmi, Ferdbent Hoxha 66 vjeç, Emiljano Lazaj, 29 vjeç, Mjaftim Jonuzaj, 46 vjeç dhe shtetasi G. H., 18 vjeç u kapën në flagrancë në rrugën nacionale në afërsi të fshatit Babicë – Vlorë, duke udhëtuar me automjetin tip “Ford Focus”.