KRYEFAQJA » LAJME » Vodhi bankën një muaj më parë, arrest me burg për Kostandin Shakaj
Vodhi bankën një muaj më parë, arrest me burg për Kostandin Shakaj

Vodhi bankën një muaj më parë, arrest me burg për Kostandin Shakaj

Kostandin Shakaj, i dyshuar si një prej autorëve të vjedhjes së një banke të nivelit të dytë me 11 korrik të këtij viti, do të qëndroje në arrest me burg deri në mbylljen e hetimeve. Gjykata e Vlorës vlerësoi masën e sigurisë, pasi u njoh dhe me pretendimet e prokurorisë.

Kostandinos Shakaj, është evidentuar gjatë kqyrjes së kamerave të sigurisë të sekuestruara tek lokalet të ndodhur në lagjen “28 Nëntori” Vlorë, ku është vjedhur automjeti që më pas është përdorur për vjedhjen e bankës. Fakti i mësipërm është pasqyruar edhe në procesverbalin e këqyrjes së pamjeve filmike të datës 03.08.2016 të mbajtur nga ana e policisë gjyqësore.