KRYEFAQJA » LAJME » Vokrri priti talentin e Barcelonës, Labinot Kabashi
Vokrri priti talentin e Barcelonës, Labinot Kabashi

Vokrri priti talentin e Barcelonës, Labinot Kabashi

Kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës, Fadil Vokrri, priti talentin e futbollit Labinot Kabashi, i cili luan për grup-moshën 16 vjeçare të Barcelonës. Në këtë pritje ishin të pranishëm edhe sekretari i përgjithshëm i FFK-së Eroll Salihu, përzgjedhësi i përfaqësueses së Kosovës Albert Bunjaki dhe trajneri Muharrem Sahiti. Vokrri i dha guxim dhe e përgëzoi futbollistin e ri Kabashi që të punojë shumë dhe të shfrytëzojë sa më mirë praninë e të qenit pjesë e skuadrës më të mirë në botë sepse kështu do të ndihmojë veten dhe një ditë edhe Kosovën. “Për futbollistë si Labinoti ka nevojë shumë Kosova”, tha Vokrri.

Ndërkaq, Kabashi falënderoi Vokrrin dhe përzgjedhësin Bunjaki për këtë pritje dhe për këshillat që i dhanë ata për vazhdimin e karrierës së tij. Kabashi tashmë është 16 vjeç, ndërsa ka 6 vite që është pjesë e Barcelonës. Kabashi ka një kontratë trevjeçare me skuadrën e Barcelonës dhe se drejtuesit e saj besojnë dhe shpresojnë shumë në talentin kosovar, i cili është nga fshati Polac i Skenderajt dhe jeton prej kohësh bashkç me familjen në Spanjë.