KRYEFAQJA » LAJME » Vokshi vizitë në Spialin e Traumës: Situatë e paprecedentë
Vokshi vizitë në Spialin e Traumës: Situatë e paprecedentë

Vokshi vizitë në Spialin e Traumës: Situatë e paprecedentë

PD e opozitës ka shprehur edhe një herë shqetësimin, sipas saj për gjendjen e paprecedentë në shëndetësinë shqiptare. Deputetë demokratë të udhëhequr nga Albana Vokshi, kreu i komisionit parlamentar të shëndetit publik, kanë vizituar spitalin e Traumës në Tiranë, ku sipas tyre kanë konstatuar mungesë medikamentesh  bazë të trajtimit të të sëmurëve, si dhe  barna të urgjencës. “Mungojnë protezat, mungojnë vidat, mungojnë pllakat dhe vetëm njëra prej protezave shkon nga 1 mijë e 500 deri në 3 mijë e 500 euro. Familjarët detyrohen që ti blejnë të gjitha vetë. Ne takuam edhe familjarë të pacientëve të cilët jo më larg se dje, pavarësisht deklaratave të Ministrit të Shëndetësisë, i kanë blerë vetë antibiotikët dhe barnat dhe medikamente të tjera” tha deputetja Vokshi. Ajo i konsideroi propagandë mediatike, deklaratat e Qeverisë për investime në sistemin e shëndetësisë, ndërsa tha se janë 340 milionë euro që kanë shkuar në tre koncesione të panevojshme, ndërkohë që mund të orientoheshin shumë mirë në investime dhe furnizim spitalesh.