KRYEFAQJA » LAJME » Volej: Barleti dhe Farka fitojnë Kupen e Federatës

Volej: Barleti dhe Farka fitojnë Kupen e Federatës

Barleti Volej është fituese e Kupës së Konfederatës në Volejboll për femra. Kampionet e Shqipërisë kanë mundur në finale 3-0 Tiranën. Skuadra e trajnerit Hasan Gurabardhi pati epërsi gjatë gjithë kohës. Në setin e parë volejbollistet e Barletit, të drejtuara nga kapitenia Enkeleda Braho dominojnë dhe fitojnë 25-21. Edhe në setin e dytë nuk ka shumë ndryshime teksa fitohet me të njëjtin rezultat nga vajzat e Gurabardhit. Në disavatazh të dy seteve, Tirana nuk gjen forcë për të regojë edhe në të tretin. Kështu edhe seti i tretë fitohet nga Barleti Volej me rezultatin 25-18. Me fitoren 3-0 ndaj Tiranës, Barleti Volej fiton kështu trofeun e parë sezonal, Kupën e Federatës, duke treguar qartazi se është shumë më lart skuadrave të tjera. Më e bukur dhe më me rivalitet është zhvilluar loja në finalen e meshkujve. Farka Volej realizon ëndrrën, duke fituar trofeun. Në finale ekipi i drejtuar nga trajneri Dritan Bardhi ka mundur 3-2 Tiranën, në një sfidë që pati si protagonistë në fillim bardheblutë, të cilët fitojnë dy setet e para. Kur dukej se gjithçka po shkonte në favor të Tiranës, Farka Volej rihap takimin duke fituar dy setet e tjera. Në setin e pestë final, Tirana nuk arrin të shënojë më shumë se 7 pikë kundrejt 15 të Farka Volej që fiton krejt takimin 3-2. Ky është trofeu i parë për këtë skuadër të drejtuar nga trajneri Dritan Bardhi.