KRYEFAQJA » LAJME » VOLEJBOLL – FINALET E “PLAY-OFF”-IT
volejboll kampionat kampione meshkuj studenti barleti vollej

VOLEJBOLL – FINALET E “PLAY-OFF”-IT

Kampionatit Kombëtar i Basketbollit për meshkuj dhe femra është vetëm një hap larg kurorëzimit të kampiones së re të sezonit, që sipas gjasave do të jetë kampionia e vjetër, pasi të dy kampionet në fuqi janë pranë mbrojtjes së titullit të fituar vjet. Në ndeshjen e dytë të finales së “play-off”-it për femra, Barleti Voleji ka triumfuar sërish ndaj Tiranës, por, ndryshe nga ndeshja e parë, skuadra e trajnerit Hasan Gurabardhi ka vuajtur përballë vajzave bardheblu. Kryeqytetaset, të drejtuara nga trajneri Adrian Gorenca, i kanë fituar dy setet e para, 25-14 dhe 25-21, por Barleti Voleji ka reaguar, duke i fituar dy setet e tjera, 25-21 dhe 25-16 dhe duke e çuar gjithçka në setin final, të cilin e fiton 15-13 dhe gjithë takimin 3-2. Kështu, ndeshja e tretë, e cila luhet të enjten, mund të kurorëzojë edhe kampionen e re të volejbollit të femrave. Ndërkohë, edhe te meshkujt, të cilët e luajnë të mërkurën ndeshjen e tretë, mund të kurorëzohet kampionia e re, pasi Studenti i drejtuar nga trajneri Ylli Tomorri, i ka fituar dy takimet e para. Siç dihet “play-off”-i final konsiston në 5 ndeshje dhe skuadra që fiton 3 prej tyre shpallet “kampione”. Këto ndeshje po sillen për sportdashësit drejtpërdrejt në kanalin RTSH Sport të platformës dixhitale të Rrjetit të Radio-Televizionit Shqiptar si dhe në kanalin e dytë tokësor, TVSH 2.