KRYEFAQJA » LAJME » VOLEJBOLL – MESHKUJ, PARTIZANI MUND FARKA VOLEJIN 3-1
VOLEJBOLL – MESHKUJ, PARTIZANI MUND FARKA VOLEJIN 3-1

VOLEJBOLL – MESHKUJ, PARTIZANI MUND FARKA VOLEJIN 3-1

Kampionati Kombëtar i Volejbollit për meshkuj ka luajtur të enjten në mbrëmje ndeshjen e parë të javës së 8-të të tij, që ka vënë përballë njëra-tjetrës Partizanin e vendit të parë dhe Farka Volejin e vendit të dytë. Kjo sfidë, që u luajt në Pallatin e Sportit “Asllan Rusi” në kryeqytet dhe u soll për sportdashësit drejtpërdrejt nga kanali RTSH Sport i platformës dixhitale të Rrjetit të Radio-Televizionit Shqiptar, ka dhuruar një betejë të fortë nga fillimi deri në fund. Dhe përvoja ka bërë diferencën, pasi Partizani ka fituar me shifrat 3-1. Seti i parë është fituar nga Farka Voleji, pasi skuadra e trajnerit Dritan Bardhi ka triumfuar me rezultatin 25-22. Por ekipi i trajnerit veteran, Ylli Tomori, ka kthyer gjithçka në setin e dytë, duke e fituar atë me shifrat 25-21 dhe duke vijuar të dominojë edhe në setin e tretë, të cilën e ka fituar edhe më thellë, 25-14. Farka Voleji do të luftojë pikë për pikë në setin e 4-t, por përvoja ka bërë diferencën që e fiton atë 26-24 dhe gjithë ndeshjen me rezultatin e përgjithshëm 3-1. Kështu, Partizani shkëputet edhe më në krye të renditjes, në kuotën e 21 pikëve, 6 më tepër sesa ndjekësja më e afërt, Farka Voleji.