KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Volksvagen: Plane për të riparuar deri në 11 milionë automjete në botë
Volksvagen: Plane për të riparuar deri në 11 milionë automjete në botë

Volksvagen: Plane për të riparuar deri në 11 milionë automjete në botë

Prodhuesi i automjeteve Volksvagen njoftoi planet për të riparuar dëmet deri në 11 milionë automjete në mbarë botën, të cilat ishin pajisur me një program kompjuterik që shmang kontrollin e nivelit të ndotjes. Kjo çështje shkaktoi skandalin që i dha kete jave një goditje të rëndë reputacionit të industrisë së makinave gjermane. Shefi i ri ekzekutiv i Volksvagenit , Matias Myler tha se kompania do të kërkojë në dy-tre ditët e ardhshme që të tërhiqen nga tregu makinat e pajisura me programin në fjalë, për t’u riparuar. Sipas disa ekspertëve, kostoja e riparimit mund ta kalojë shifrën e 6 miliardë eurove. Firma Volksvagen po përballet me një trysni të madhe për trajtimin e krizës, që duket si më e rënda në historinë e saj 78-vjeçare.