KRYEFAQJA » LAJME » Vonesa për Vettingun, Rama opozitës: “Është akt antikombëtar i pastër”
Vonesa për Vettingun, Rama opozitës: "Është akt antikombëtar i pastër"

Vonesa për Vettingun, Rama opozitës: “Është akt antikombëtar i pastër”

Kryeministri Edi Rama e konsideroi si një akt të pastër antikombëtar të opozitës kundërshtimin që ajo po i bën hyrjes në fuqi të Ligjit të Vettingut. Duke folur në parlament për buxhetin e vitit të ardhshëm, zoti Rama me nota ironie tha se kundërshtimi i fundit i opozitës sipas tij “se fajin e ka përkthyesi” kalon çdo parashikim. Në një ditë më parë PD njoftoi se Gjykata Kushtetuese do të duhej të çonte sërish Ligjin e Vettingut pranë Komisionit të Venecias, pasi versioni i paraqitur më parë ishte përkthyer gabim. “Ju nuk e ndaloni Reformën në Drejtësi”, “Ju do ta vononi, por do ta paguani sa frëngu pulën” tha zoti Rama. Sipas kryeministrit, kjo që bën opozita “është antishqiptare, është akt antikombëtar i pastër”. “Por ju do të vini ta votoni në rresht Reformën në Drejtësi” paralajmëroi zoti Rama.