KRYEFAQJA » LAJME » Vonohet seanca, opozita po verifikon zbardhjen e dispozitave në draftin përfundimtar
Vonohet seanca, opozita po verifikon zbardhjen e dispozitave në draftin përfundimtar

Vonohet seanca, opozita po verifikon zbardhjen e dispozitave në draftin përfundimtar

Ndërsa deputetët e parlamentit dhe të ftuarit janë në pritje të nisjes së seancës plenare, një zhvillim i minutave të fundit duket se ka rikthyer frikën se miratimi i Reformës në Drejtësi mund të shtyhet sërish. Shkak duket se është një vendim i anëtarëve të opozitës në komisionin parlamentar të reformë. Ndërsa deputetët e maxhorarancës kanë nënshkruar ndryshimet, deputetët e opozitës po verifikojnë zbardhjen e dispozitave në draftin përfundimtar. Madje njoftime të ndryshme bëjnë ditur se opozita ka shprehur shqetësimin se drafti është ndryshuar gjatë zbardhjes. “Mos u shqetesoni, po lexojne ate qe kane pranuar dhe u duhet kohe per ta tretur? E mbase ju duan ne gjume te gjitheve kur te kaloje Reforma?” shkruan lidhur me këtë episod në rrjetet sociale kryeministri Rama.