KRYEFAQJA » LAJME » Votimet në Dibër, pjesmarrja ka kaluar 26 për qind
http://9gag.com/gag/adX2dwQ

Votimet në Dibër, pjesmarrja ka kaluar 26 për qind

Ka kalur 26 për qind pjesmarrja e votuesve në zgjedhjet për Bashkinë e Dibrës. Njoftimi është dhënë nga KQZ dhe i takon orës 13. Burime nga terreni e çojnë në 30 përqind pjesmarrjen e votuesve. Sipas të dhënave të zgjedhjeve lokale në qershorin e një viti më parë, në Bashkinë e Dibrës kanë marrë pjesë 57 për qind e zgjedhjësve. Në zgjedhjet aktuale janë regjistruar rreth 57 mijë zgjedhës, në 118 qendra votimi. Votimi po vazhdon përgjithësisht i qetë, por grupimet politike pjesmarrëse njoftojnë se ka incidente të veçuara. Sipas ligjit qendrat e votimit janë hapur në orën 7 dhe do të qëndrojnë në dispozicion të votuesve  për 12 orë, deri në orën 19. Gjithnjë sipas ligjit, nëse para qendrave të votimit ka votues, qendra mbyllet pasi të ketë votuar edhe votuesi i fundit.