KRYEFAQJA » LAJME » Bota » “Vraponi për Jetën”
"Vraponi për Jetën"

“Vraponi për Jetën”

Dhjetra ambientalistë nga vende të ndryshme të botës, kanë marrë pjesë në aktivitetin e quajtur “Vraponi për Jetën”, një vrapim me stafetë që ka filluar nga Arktiku, përmes Europës Veriore, me destinacion Parisin, ku po zhvillohet samiti i OKB-së për klimën, punimet e të cilit do të vijojnë deri në datën 11 dhjetor. Çdo pjesëmarrës në aktivitet, ka paraqitur nga një histori të vetën që e kanë ndarë me të tjerët gjatë vrapimit prej katër mijë kilometrash.
Disa banore të ishujve të paqësorit, pjesëmarrës në aktivitet, janë shprehur se vendet e tyre janë të prekura nga ndryshimet klimatike. Ishujt Kuuk mes Zelandes se re dhe Havait, janë gjithashtu në rrezik nga ndryshimet klimatike. Aktivistë të tjerë janë shprehur për Euronjuz se një rritje e temperaturave prej dy gradesh celcius në vit përkthehet në një rritje prej 6 deri në 9 gradësh në Arktik, gjë që ka një efekt dramatik në jetën e njerëzve që banojnë atje.