KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Vrasja e liderit taleban, konfirmon Afganistani

Vrasja e liderit taleban, konfirmon Afganistani

Agjencia e zbulimit e Afganistanit ka konfirmuar se udhëheqësi taliban, Mullah Akhtar Mansour, është vrarë nga një sulm i telekomanduar i Shteteve të Bashkuara. Drejtoria për Siguri Kombëtare e Afganistanit ka thënë se Mansur është vrarë në zonën Dalbandi të provincës Baluçistan në Pakistan. Ky është ky konfirmimi i parë zyrtar për vrasjen e liderit taliban. Pentagoni ka thënë se ka kryer një sulm ajror kundër Mansurit dhe një zyrtar amerikan ka deklaruar se ai është vrarë. Sekretari për media i Pentagonit, Peter Cook, ka thënë se sulmi ka ndodhur në një rajon të largët, përgjatë kufirit Afganistan-Pakistan, në orët e para të 21 majit. Edhe pse udhëheqës të tjerë talebanë thanë se lajmi është i rremë dhe se Mansour është gjallë, kanë qenë agjencia afgane e spiunazhit që ka konfirmuar vdekjen e tij. Vdekja e Mansour është një goditje e fortë për talebanët. Ai po forconte ndjeshëm komandën, duke afruar gjithnjë e më shumë grupe talebane nën drejtimin e tij, ndërsa kishte shtuar edhe sulmet ndaj forcave të sigurisë afgane.