KRYEFAQJA » LAJME » Vrasja e shqiptarit në Greqi
vrasja e shqiptarit, greqi, krim

Vrasja e shqiptarit në Greqi

Autoritetet shtetërore Greke do të japin llogari mbi shkaqet e vdekjes së një shqiptari në Greqi. Më një letër drejtuar, homologut të tij grek, Avokati i Popullit të Shqipërisë, Igli Totozani kërkon sqarime në lidhje me vdekjen e Pëllumb Marnikollaj, i cili dyshohet se ka humbur jetën në burgun grek, “Ano Patisia”. Një shkresë zyrtare I ka mberritur edhe Ministrisë së Jashtme të Shqipërisë ku i kërkon informacione mbi hapat që po ndërmerr ky institucion lidhur me zbardhjen e rrethanave dhe përgjegjësve që shkaktuan vdekjen e shqiptarit Marnikollaj. 29-vjeçari nga fshati Rilë i Lezhës dyshohet se ka humbur jetën në rajonin e policisë “Kato Patisia” në Greqi si pasojë e dhunës së ushtruar nga policia. Pëllumb Marnikollaj, i cili sapo kishte kryer dënimin me burg dhënë nga autoritetet greke për akuzën e vjedhjes. Ngjarja ka ndodhur rreth 10 ditë më parë, ndërkohë autoritetet e shtetit grek e kanë mbajtur atë të fshehur. Edhe pse nuk është i konfirmuar zyrtarisht as nga autoritetet greke dhe as nga ato shqiptare të afërm të të riut kanë shtuar dyshime se kjo ngjarje mund të jetë e vërtetë. Viktima jetonte si emigrant në Greqi. Ai ishte arrestuar për vjedhje ndërsa kishte kryer 8 vite burg. Mësohet se në datën 3 gusht në orën 8 të mbrëmjes ai është paraqitur në rajon për të mos dalë më i gjallë prej andej. Më pas policia e coi në burg duke deklaruar se humbi jetën si pasojë e rënies nga kati i katërt i rajonit, por pak minuta para se të futej në rajon 29-vjecari ka pasur një komunikim telefonik me një shok të cilit i ka deklaruar se do ta rimerrte sërish pasi të përfundonte