KRYEFAQJA » LAJME » Vrasja mafioze; Arrestohet i dyshuari i dytë
PRANGA, arrestohet, fier, vrasja, mafioze

Vrasja mafioze; Arrestohet i dyshuari i dytë

Policia e Fierit ka vënë në pranga 39 vjeçarin Ari Alinani, shokun e Nelgert Patës i cili mbeti i vrarë pas një atentati të dielën në Seman të Fierit. Alinani ka qënë bashkë me Patën në makinë në momentin e atentatit dhe ndaj tij dyshohet se ka penguar zbulimin e të vërtetës. Aktualisht, Alinani ndodhet në dhomën e paraburgimit në spitalin e Fierit pasi mbeti i plagosur nga ngjarja. Nga burime të policisë së Fierit mësohet se Jane sekuestruar pamjet e kamerave të sigurise së bizneseve pranë ku ndodhi ngjarja, ndërsa janë shoqëruar dhe marë në pyetje 18 persona për të mësuar mbi autorët që mund të kenë kryer atentatin. Nelgert Papa mbeti i vrarë pasi iu organizua një pritë në rrugën Fier-Seman. Pata u qëllua me breshëri automatiku. Viktima jetonte në ilegalitet prej muajit gusht kur i kishte shpëtuar një tjetër atentati.