KRYEFAQJA » LAJME » Vrasja në Lallë të Gramshit
person me thike, vrasje, gramsh, llalle, i vdekur

Vrasja në Lallë të Gramshit

Një i ri është goditur për vdekje me thikë në orët e para të mëngjesit të sotëm. Ngjarja ka ndodhur në rrugën automobilistike të fshatit Llallë në Gramsh. Viktima është Ardian Mesiti 29 vjeç, ndërsa i dyshuari si autor i vrasjes është identifikuar shtetasi Arlind Llalla 25 vjeç. Mësohet se viktima dhe autori janë konfliktuar fillimisht për motive të dobëta dhe më pas Llalla e ka goditur me thikë Mesitin, i cili ka gjetur vdekjen e menjëhershme. Për ngjarjen policia ka bërë arrestimin edhe të shtetasit Xhuljan Kokomeci, 39 vjeç, banues në fshatin Llallë Gramsh. Arrestimi i tij, u bë pasi dyshohet të ketë parë ngjarjen dhe të mos ketë kallëzuar për motivet dhe rrethanat e ngjarjes.