KRYEFAQJA » LAJME » Vrasja në Rrëshen
rreshen-vrasje-automjeti-i-djegur-kerkimete-forcave-te-policise-vazhdon-hetimi

Vrasja në Rrëshen

 

24 orë pas vrasjes me kallashnikov të zyrtarit të OSHEE në Rrëshen, policia ka gjetur të djegur makinën e cila dyshohet të jetë përdorur për t’u larguar nga autorët e vrasjes. Mjeti është gjetur në Vinjoll të Kurbinit, ndërsa vrasësit dyshohet se e kanë braktisur atë pasi janë ndjekur nga policia. Saimir Jaku u ekzekutua nga dy persona të maskuar dhe me armë kallashnikov një ditë më parë në momentin që konsumonte kafenë e mëngjesit në ambientet e jashtme të një lokali në qendër të qytetit të Rrëshenit. Autorët e ngjarjes u larguan me shpejtësi dhe policia u vu në ndjekje të tyre menjëherë, pasi atentati ndodhi 10 metër pranë Komisariatit të Policisë. Viktima, ishte punonjës i OSHEE. Kompania me një deklaratë dënoi aktin kriminal, ndërsa sqarohet se Saimir Jaku deri në fund të gushtit mbante detyrën e Drejtorit të Njësisë së Tensionit të Larte Veri.