KRYEFAQJA » LAJME » Vrasje e shumfishtë në Elbasan
Vrasje e shumfishtë në Elbasan

Vrasje e shumfishtë në Elbasan

Po merr përmasat e një masakre ngjarja e regjistruar mbrëmjen e të mërkurës në Elbasan. Persona ende të pa identifikuar, sipas dëshmitarëve të veshur me uniforma policie, kanë shtënë me breshëri ndaj një lokali në zonën periferike të Krastës. Bilanci i deritanishëm është tre të  vdekur dhe të paktën katër të plagosur. Forca të shumta policie ndodhen në vendgjarje dhe e kanë rrethuar. Postoblloqe policie janë vendosur në daljet kryesore të qytetit. Disa të plagosur janë çuar me helikopter në spitalin e traumës në Tiranë. Forca të RENEAS dhe FNSH gjenden në Elbasan. Burime të ndryshme informacioni flasin për një atentat të mirëmenduar, por ende nuk dihen autorët dhe motivet. Njoftimet më të fundit bëjnë të ditur për të paktën 40 persona të shoqëruar nga policia. Opinioni në Elbasan dhe më gjerë po e ndjek me shqetësim dhe ankth ngjarjen.