KRYEFAQJA » LAJME » Vrasje me armë në Mamurras
Vrasje me armë në Mamurras

Vrasje me armë në Mamurras

Një i vrarë dhe katër të plagosur është bilanci i një ngjarjeje tragjike në Mamurras mesditën e së mërkurës. Sipas policisë ngjarja ka ndodhur pas përplasjes me arme mes grupeve. Autori Enrik Mamli i ka zënë pritë pjestarëve të fisit Tafa që po udhëtonin me një makinë dhe i ka goditur me armë. Në objektiv ka qenë nje njeri i tij Dorian Mamli, por nga breshëria e armës ka humbur jetën Naim Tafa. Policia ka ndaluar Mamlin në gjendje të plagosur, c’ka sipas saj mendohet se mes paleve ka patur shkëmbim zjarri. Katër persona të tjerë ndodhen të plagosur në Spitalin e Traumës në Tiranë. Midis tyre është dhe një 17 vjecar që po kalonte rastësisht. Policia po heton për ngjarjen, por mësohet se mes palëve edhe më parë ka patur përplasje. Shkak mendohet të jenë bërë pazaret e drogës mes të rinjve. Situata në Mamurras është e qetë, por banorët kanë përjetuar momente tensioni. Prania e policisë në qytet duket se është shtuar.