KRYEFAQJA » LAJME » Vrasje me armë zjarri në Dukagjin
rreshen-vrasje-automjeti-i-djegur-kerkimete-forcave-te-policise-vazhdon-hetimi

Vrasje me armë zjarri në Dukagjin

Një vrasje me armë zjarri ka ndodhur në fshatin Gjuraj të Dukagjinit. Krimi i rëndë, sipas policisë është regjistruar rreth orës 10:15 të paradites së sotme. Menjëherë për në vendngjarje janë nisur forcat policore të komisariatit Shkodër si dhe dy grupe të FNSH. Policia njofton se i vrarë ka mbetur shtetasi Gjok Arra, 31 vjeç. Dyshohet se autorët e kësaj ngjarje janë 2 vëllezërit shtetasit Luigj Bludaj, 31 vjeç dhe shtetasi Çesk Bludaj, 37 vjeç banues të dy në fshatin Gjuraj. Mësohet se autorët kanë lidhje gjaku me viktimën. Nga Shërbimet e Drejtorisë dhe Komisariatit Shkodër janë ngritur pikat e kontrollit në hyrje të zonës dhe janë në ndjekje të autorëve. Nga verifikimet paraprake dyshohet se ngjarja ka ndodhur për konflikt me bazë pronën.