KRYEFAQJA » LAJME » Vrasje në Vlorë
policia e vlores, vrasje, ploc, vlore

Vrasje në Vlorë

 

Një ngjarje tjetër ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në fshatin Ploç të Vlorës ku dyshohet se shtetasi Mystehak Selimaj, 54 vjeç, ka goditur me thikë shtetasin me iniciale I.K., rreth 57 vjeç, i cili është dërguar në spitalin rajonal në gjendje të rëndë shëndetësore dhe ka ndërruar jetë disa minuta më vonë në këto ambiente. Policia ka bërë kapjen në banesë dhe arrestimin në flagrancë të shtetasit Mystehak Selimi, si autorin e dyshuar në lidhje me ngjarjen.