KRYEFAQJA » LAJME » Vrasjet në Lezhë e Vlorë kanë tronditur vendin këtë të premte

Vrasjet në Lezhë e Vlorë kanë tronditur vendin këtë të premte

Dy vrasje me armë zjarri janë shënuar këtë të premte njera në Lezhë dhe tjetra në Vlorë. Pronarja e një parukerie në Lezhë është qëlluar për vdekje me armë zjarri brenda sallonit te saje qe ndodhej në bulevardin “Gjergj Fishta”. 28-vjeçarja Etleva Ndoka ndërroj jetë në spital, 1 orë pas ngjarjes, pasi nuk mundi që tju mbijetojë plagëve të marra. Sipas të dhënave të policisë ajo është qëlluar me dy plumba pistolete në zemer, nga një person që sipas policisë dyshohet të jetë shtetasi Alfred Nikolli 31-vjeç nga Lezha. Nga hetimet e deritanishme është bërë e ditur se ky i fundit ka qenë brenda ambienteve të parukerisë, duke debatuar me 28-vjeçaren. Në grindje e sipër ai ka nxjerrë armen dhe ka qëlluar në drejtim të vajzës. Ende nuk dihen motivet e sakta të këtij krimi, por policia bën të ditur se gjithçka ka qenë e çastit.

Ndërsa një i ri 23 vjeç është vrarë me armë zjarri në qytetin e Vlorës. Sipas policisë ngjarja ka ndodhur mesditën e sotme rreth orës 12:24 në fshatin Vranisht. Viktima është shtetasi Fabjon Veizaj, ndërsa është shpallur në kërkim autori i dyshuar Marjo Ribaj. Policia e Vlorës thotë se krimi ka ndodhur pranë banesës së viktimës, pas një konflikti të çastit për motive të dobëta. Policia ka ngritur grupe të posaçme kontrolli në kërkim të autorit të krimit në rrugët dalëse të këtij fshati në drejtim të fshatrave të tjerë. Po punohet për kapjen e tij.