KRYEFAQJA » LAJME » Vrau elektriçistin, arrest me burg për debitorin
Vrau elektriçistin, arrest me burg për debitorin

Vrau elektriçistin, arrest me burg për debitorin

Me pranga në duar dhe me lot në sy, Martin Zefi ka pritur brenda kafazit të hekurt, vendimin e gjykatës së shkodrës, e cila e ka lënë në arrest me burg, deri në përfundim të hetimeve. Për të gjykata caktoi një avokat kryesisht i cili pasi të njihet me materialet në dosje do të bëje mbrojtjen e tij ligjore. 44 vjecari Zamir Velaj, punonjës i OSHEE-së në Shkodër, u qëllua për vdekje dy ditë më parë, pasi debitori, sot i pandehur, vinte një sahat në Oblikë në Anë të Malit. Elektriçisti u qëllua me thikë 3 herë në gjoks dhe në qafe dhe shkak për këtë u bë një debat për rilidhjen e energjisë në familjen e autorit, që ishte ndërprerë prej 28 qershorit për shkak të debisë prej 2.3 milionë lekë të vjetra të pashlyer. Martin Zefi, 54 vjeç, e pranoi krimin duke rrezikuar një dënim prej 25 vjetesh për vrasje me paramendim dhe mbajtje pa leje e armëve të ftohta. Pas ngjarjes së paprecendet, OSHEE, shpjegoi se debitorit i është ofruar mundësia e shlyerjes së borxhit përmes aktmarrëveshjes duke paguar 25 mijë lekë të vjetra cdo muaj, fakt i cili nuk është pranuar duke përfunduar në vrasje.