KRYEFAQJA » LAJME » Vritet ish zyrtari i OST
Vritet ish zyrtari i OST

Vritet ish zyrtari i OST

Një ish zyrtar i lartë i OST në veri të vendit, është vrarë të premten në mëngjes në qendër të qytetit të Rrëshenit, njoftojnë disa media. Sipas tyre personi i cili identifikohet si Saimir Jaku,  kishte shkuar të pinte një kafe në një lokal në qendër të qytetit. Ai është goditur me armë zjarri nga dy persona të maskuar. Sipas dëshmitarëve okularë,  ata kanë kontrolluar nëse ai kish vdekur dhe më pas janë larguar me shpejtësi me një automjet. Policia është vënë në ndjekje dhe ende nuk ka hollësi rreth ngjarjes.
Saimir Jaku mbante poston e drejtorit të OST për veriun deri para një jave kur edhe u lirua nga detyra. Pak kohë më parë emri i tij është përmendur nga ish kreu i opozitës Berisha si një person i afërt me kryeministrin Rama dhe që ishte dënuar në Itali për afera droge.