KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Vritet kreu i ushtrisë se Hezbollahut nga një shpërthim në Siri
hezbollah, komandanti i ushtrise, vritet, shperthim ne siri, mustafa bbadredine

Vritet kreu i ushtrisë se Hezbollahut nga një shpërthim në Siri

Kreu i ushtrisë së Hezbollahut Mustafa Badredin është vrarë nga një shpërthim në një bazë pranë aeroportit të Damaskut. Lajmi u bë i ditur nga grupi militant në një deklaratë të publikuar në faqen e tij Al-Manar. Levizja Hezbollah mbështet Presidentin sirian Bashar Al Asad dhe ka derguar mijëra luftetarë në Siri. Në vitin 2015, SHBA-te deklaruan se Badredin ishte prapa operacioneve ushtarake të Hezbollah në Siri që nga viti 2011. Departamenti amerikan i thesarit, i cili vendosi sanksione mbi Badredin korrikun e shkuar, deklaroi në atë kohë se ai qëndronte pas levizjes së luftëtarëve të Hezbollah nga Libani në Siri dhe kishte në krye të betejës për qytetin Al-Kusair në 2013-ën. Badredin gjithashtu është akuzuar për organizimin e vrasjes së ish kryeministrit libanez Rafik Hariri në vitin 2005 në Bejrut. Televizioni libanez al-Majadin njoftoi fillmisht se Mustafa Badredin u vra nga një sulm ajror izraelit. Por kjo nuk u përmend në deklaraten e Hezbollah. Ndërkohe që mediat izraelite raportuan se qeveria e Izraelit refuzoi të përgjigjej nëse ishte e përfshire apo jo në vdekjen e Badredin. Hezbollah e ka akuzuar vazhdimisht Izraelin për vrasjen e luftetarëve të tij në Siri. Kjo lëvizje u themelua kur Izraeli pushtoi Libanin në fillim të viteve 1980të, ndërkohë që SHBA-të e konsiderojnë atë si organizatë terroriste.