KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Vritet zëdhënësi i ISIS-it në Siri
Vritet zëdhënësi i ISIS-it në Siri

Vritet zëdhënësi i ISIS-it në Siri

Zëdhënësi i grupit terrorist të shtetit islamik Abu-Muhamed al-Adnan ka humbur jetën në provincën siriane të Alepos. Lajmi u konfirmua edhe nga agjensia e lajmeve të ISIS, Amak. Sipas kësaj agjensie, Adnani, i cili gjithashtu konsiderohet si kryestrategu i grupit terrorist u martirizua ndërsa po survejonte operacionet për zbrapsjen e fushatave ushtarake kundër Alepos, por nuk u dhanë detaje mbi mënyrën sesi ai ka vdekur. Në një deklaratë për mediat, zëdhënësi i Pentagonit Piter Kuuk e përshkoi Adnani-n si arkitektin kryesor të operacioneve të jashtme të ISIS. Ai kishte koordinuar lëvizjen e militantëve , kishte inkurajuar në mënyrë të drejtpërdrejtë sulmet e ujqve të vetmuar ndaj civilëve në perëndim dhe kishte rekrutuar në mënyrë aktive anëtarë të rinj të organizatës terroriste. “Ne po vlerësojmë akoma rezultatet e sulmit ajror të ndërmarrë ndaj qytezës al-Bab i cili shenjëstroi zëdhënësin e ISIS, por mund të them se heqja e al-Adnanit nga fushëbeteja do të shënonte një goditje domëthënëse ndaj ISIS”, u shpreh zëdhënësi i Pentagonit.