KRYEFAQJA » LAJME » Vuçiç do kërkojë zgjedhje të parakohshme në Serbi
Vuçiç: Serbia në zgjedhje të parakohshme më 24 prill

Vuçiç do kërkojë zgjedhje të parakohshme në Serbi

Kryeministri i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, ka thënë të dielën, 17 janar, se ka vendosur që të ftojë për zgjedhje të parakohshme dhe ka kërkuar nga udhëheqësia e Partisë së tij Progresive konservatore që ta përkrahin këtë hap. “Është vendim imi të shkojmë në zgjedhje, për të ardhmen e Serbisë”, ka thënë Vuçiç gjatë një takimi të bordit të partisë në Beograd, raporton Reuters.“Serbisë i duhen edhe katër vjet stabilitet dhe një mandat të plotë me përkrahje të fuqishme deri më 2020 në mënyrë që të jetë e fortë ekonomikisht, para Bashkimit Evropian, në të cilën mediat mund të shkruajnë lirshëm, dhe për këto arsye unë kam vendosur të shkojmë në zgjedhje”, ka thënë më tej Vuçiç. “Kanë kaluar nëntë muaj që kur e kemi formuar Qeverinë e Serbisë. Është formuar në kohë të vështira, në kohën kur kemi qenë vend pranë falimentimit, shtet pa shpresë. Por, nuk duhet kthyer prapa. Jemi nisur për të ndryshuar gjërat në Serbia”, ka shtuar kryeministri serb. Progresistët fituan zgjedhjet e fundit të marsit të vitit 2014 bindshëm dhe vazhdojnë të gëzojnë përkrahje të fuqishme pavarësisht uljes së pagave në sektorin publik dhe në pensione si pjesë e iniciativës për të stabilizuar financat e Serbisë dhe për t’u përgatitur për anëtarësim në BE.