KRYEFAQJA » LAJME » Vuçiç: E merituam! Rama: Ky është futbolli!
Vuçiç: E merituam! Rama: Ky është futbolli!

Vuçiç: E merituam! Rama: Ky është futbolli!

Rezultati i derbit ballkanik Shqipëri – Serbi, ashtu siç pritej është komentuar nga kryeministrat Edi Rama dhe Aleksandar Vuçiç.  Të dy ata kanë zgjedhur rrjetet sociale. “Barazimi do qe më i drejtë po ky është futbolli. Sot lojtari me i mire ishte publiku fantastik kuqezi.Neser dite e re endrra vijon ne Armeni!” shkruan në Fejsbuk kryeministri shqiptar Edi Rama. Ndërsa kryeministri serb Aleksandar Vuçiç, ka zgjedhur të postojë në tuiter. “Urime! Ekipi ynë e meritoi fitoren në këtë ndeshje të ndershme të zhvilluar sonte” shkruan Vuçiç.
Pas ngjarjeve vitin e kaluar në Bograd, dy kryeministrat kishin shkëmbyer deklarata të shumta ku futbolli dhe politika ishin në qendër të vëmendjes. Të enjten kryeministri serb ka anulluar në minutat e fundit udhëtimin e tij në “Elbasan Arena” për t’ju përgjigjur ftesave të përsëritura të homologut të tij shqiptar.