KRYEFAQJA » LAJME » Vuçiç në Kosovë
Vuçiç në Kosovë

Vuçiç në Kosovë

Kryeministri serb, Aleksandër Vuçiç ka hyre në territorin e Kosovës, për të zhvilluar vizitën e paralajmëruar në veriun e saj. Sipas drejtorit të Zyrës për Kosovën pranë qeverisë serbe, Marko Gjuriç, kryeministri serb do të takohet me qytetarët e Zubi Potok, por edhe me minatorët e Trepçes. Pjesë e vizitës së Vuçië është dhe Mitrovica, ku ai do të takohet me studentët e degës e Universitetit të Prishtinës në atë komunë. Gjuriç është shprehur se vizita e Vuçië në Kosovë konsiderohet si një mbështetje e fortë për serbët që jetojnë atje.  Sipas mediave kosovare, kryeministri kosovar Mustafa, ka bërë të ditur se Vuçiç vjen në Kosovë me leje të lëshuar nga Ministria e Punëve të Jashtme. Në veri të Kosovës janë vendosur posterë dhe billboard-a, ku i urohet mirëseardhje kryeministrit serb.