KRYEFAQJA » LAJME » Vuçiç ngrin ambasadorin shqiptar në Beograd, MPJ shprehet e zhgënjyer
Vuçiç ngrin ambasadorin shqiptar në Beograd, MPJ shprehet e zhgënjyer

Vuçiç ngrin ambasadorin shqiptar në Beograd, MPJ shprehet e zhgënjyer

Autoritetet serbe nuk do të kontaktojnë me ambasadorin shqiptar në Beograd për gjashtë muaj, pasi ky i fundit refuzoi një notë proteste në lidhje me incidentin e pretenduar nga pala serbe, kur autobuzi me të cilin kombëtarja serbe po udhëtonte nga Rinasi në Tiranë, u godit me një mjet të fortë nga një 14 vjeçar. Vetë kryeministri serb Aleksandar Vuçiç tha  gjatë një prononcimi të enjten se për 6 muajt e ardhshëm, ambasadori nuk do të ketë asnjë kontakt diplomatik jo vetëm me të, por me asnjë zyrtarë tjetër serb. “Në gjashtë muajt e ardhshëm, me ambasadorin e Shqipërisë, Ilir Boçka nuk do të ketë më kontakte diplomatike, për shkak se ai refuzoi të pranojë notën e protestës. Një sjellë jo diplomatike të cilën nuk mund ta kuptoj” tha zoti Vuçiç.
Deklarimeve të kryemnistrit serb u është përgjigjur zëdhënësi i MPJ shqiptare Glevin Dervishi. ”Jemi te zhgënjyer nga veprimet e autoriteteve serbe, që paragjykojnë vullnetin e mirë e të plotë të autoriteteve shqiptare për mbarëvajtjen e ndeshjes së futbollit dhe ndarjen e sportit nga politika. Komunikimi i papershtatshem nga Ministria e Puneve te Jashtme Serbe me perfaqesuesin e Republikes se Shqiperise ne Serbi, eshte nje reagim jo-propocional” tha ai . Sipas zotit Dervishi “reagime të tilla, si dhe leximi arbitrar i imuniteteve dhe privilegjeve të diplomatëve, shkojnë përtej rregullave të gjithëpranuara të së drejtës ndërkombëtare dhe na kujtojnë praktika të tejkaluar”.
Duke ju referuar ndeshjes Shqipëri – Serbi, të cilën e konsideron si “dita e sportit dhe e lojes se ndershme” zëdhënësi i MPJ Glevin Dervishi shkruan se “Kjo është dita që çeli me takimin historik të studentëve serbë e shqiptarë në Tiranë, që tregon se gjenerata e re e dy vendeve tona sheh përpara drejt vlerave europiane dhe i ka lënë pas makthet e së shkuarës”.
Ndërkaq autorietet shqiptare njoftuan se kanë ndaluar 14 vjeçarin që goditi autobuzin me të cilin udhëtonte kombëtarja serbe.