KRYEFAQJA » LAJME » Vuçiç paralajmëron takime me Thaçin e Mustafën
Isa-Mustafa-Aleksandar-Vucic

Vuçiç paralajmëron takime me Thaçin e Mustafën

Kryeministri serb, Aleksandër Vuçiç ka thënë se pret që së shpejti të takohet me kryeministrin e Kosovës, Isa Mustafa si dhe presidentin, Hashim Thaçi. Shefi i qeverisë serbe ka shtuar se të dyja palët duhet të punojnë së bashku në interes të serbëve dhe shqiptarëve, raportojnë mediat serbe. Vuçiç në një konferencë për shtyp në Bruksel kur është pyetur se gjatë bisedimeve me zyrtarë të lartë amerikanë dhe evropianë a ka marrë vesh se Perëndimi do t`i jap një shtysë autoriteteve në Prishtinë për të kryer detyrat e saj rreth çështjes së marrrëveshjeve të Brukselit si dhe krijimit të Asociacionit të Komunave me shumicë serbe, ka thënë se as “Beogradi nuk bëri gjithçka që është pritur dhe do të vazhdojnë bisedimet me Prishtinën, në dialogun që është i rëndësishëm për Serbinë”. Sipas tij, të dyja palët kanë shumë për të bërë dhe nuk do të jetë e lehtë dhe e thjeshtë, por ka theksuar se nuk dëshiron që të thotë diçka të shëmtuar dhe të keqe për këdo. “Unë jam i interesuar vetëm në rezultate, dhe ato janë paqja dhe stabiliteti për serbët dhe shqiptarët, që të shikojmë se çfarë mund të bëjmë së bashku në të ardhmen” ka thënë Vuçiç. Kreu i ezekutivit serb gjithashtu ka bërë me dije se një konferencë biznesi do të organizohet në Nish së bashku me Shqipërinë, duke thënë se Serbia dëshiron të bashkëpunojnë me këtë vend dhe që “rrugët të jenë të kalueshme për shqiptarët.”