KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Vuçiç reagon ndaj veprimeve kroate në lidhje me negociatat me Serbinë
aleksander vucic kroacia negociatat kapitulli 23

Vuçiç reagon ndaj veprimeve kroate në lidhje me negociatat me Serbinë

Kryeministri Serb Aleksandër Vuçiç ka deklaruar se vendi i tij ka bërë ç’është e mundur për hapjen e kapitullit 23 në negociatat për anëtarësimin e tij në Bashkimin Europian, duke theksuar se e ka lënë në dorën e institucioenve europiane çështjen e bllokimi kroat për këtë kapitull. “Ne nuk kemi asnjë mosmarrëveshje me Kroacinë. Nuk e di ç’po ndodh në Bruksel, por vendi ynë ka bërë ç’është e mundur që ky kapitull të hapet. Pres që institucionet europiane të na informojnë se çfarë gabimesh ka legjislacioni i këtij kapitulli, por mendoj se është hartuar mire”, u shpreh Vuçiç. Komentet e kryeministrit serb erdhën pas bllokimit nga Kroacia të hapjes së kapitullit 23 që ka lidhje me drejtësinë dhe të drejtat e njeriut në negociatat e Serbisë për t’iu bashkuar BE-së.