KRYEFAQJA » LAJME » Vuçiç viziton emigrantët në Beograd
Vuçiç: Serbia në zgjedhje të parakohshme më 24 prill

Vuçiç viziton emigrantët në Beograd

Kryeministri i Serbise Aleksandër Vuçiç vizitoi sot një grup emigrantesh nga vendet e lindjes së mesme të cilët qëndrojnë përkohësisht në një park të Beogradit, pranë stacionit të autobusëve të kryqeytetit. Kryeministri shqoërohej në këtë vizitë nga krytari i bashkisë së kryeqytetit dhe ministri i punës e çeëhtjeve sociale. Kryeministri Vuçiç kërkoi mes të tjerash ndërtimin e një qëndre pritjeje për emigrantët, të cilët qëndrojnë për periudhë të shkurtër kohe në këtë vend para se të zhvendosen drejt vendeve veriore të Evropës. Nga 1 janari i këtij viti, në Serbi kanë hyrë 90 mijë refugjatë, me një mesatare rreth 500 në ditë. Më së shumti refugjatët që zgjedhin rrugën tokësore përmes Serbise vijnë nga Siria dhe Afganistani. 90% e tyre deklarojnë Gjermaninë si destinacion përfundimtar.